MENU
klinika

"Ka degraduar"

Bashkëpunim me LSI? Rama: Ajo ka rrjedhur së bashku me Ilir Metën

15.04.2021 - 20:44

Kryeministri Rama i ka mbyllur përfundimisht dyert e një koalicioni me LSI pas zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në emisionin të “Paeskpozuarit”, Rama tha se është e vërtetë në të kaluarën ka bashkëpunuar me LSI dhe shtoi se bashkë kanë bërë plot punë të mira, por shtoi se LSI ka rrjedhur bashkë me kohën, e bashkë me të edhe ish-kryetari i saj Ilir Meta.

E ke flakur kategorikisht LSI-në?

“Është e vërtetë se kemi bashkëpunuar dhe nuk kam pishman se falë atij janë bërë plot punë të mira. Koha ka rrjedhur dhe bashkë me kohën ka rrjedhur shumë edhe Ilir Meta dhe ka degraduar shumë edhe LSI dhe është kthyer në shëmbëlltyrën e mekanizmit të vet të brendshëm. Kap ca të kapësh, kë të kapësh dhe kë të mundesh. LSI është e papërdorshme për qëllime të mira. Që bashkë me kohën ka rrjedh edhe Meta ky nuk është sekret e dinë gjithë shqiptarët”, theksoi Rama.