MENU
klinika

Bundesliga, java 28

Bayern ngec në shtëpi, dëmtohet edhe Coman

10.04.2021 - 16:32

Bayern Munchen hasi jo pak probleme ndaj Union Berlin në shtëpi. Ekipi i drejtuar nga Flick luajti me formacionin e dytë sot dhe e kishte të vshtirë arritjen e fitores. Pjesa e pare është mbyllur 0-0.

Pjesa e dytë nis me një zëvendësim, Coman i dëmtuar nuk mund të vazhdojë, duke u futur Sane. Francezi shpresohet të jetë në ndeshjen e kthimit në Champions, në të kundërt do të ishte tjetër humbje e madhe.

Gjithsesi, Bayern arrin të shënojë në 68’ me talentin Musiala pas pasimit të Muller. Megjithatë, miqtë nuk janë dorëzuar dhe në 85’ barazojnë me Ingvartsen. Minuta e fundit nuk sjellin ndryshim rezultati.

Përfiton Leipzig, që ka shtypur Werder Bremen që në 45 minutat e para, teksa e mbylli 0-3. Golat për ekipin e Nagelsmann u shënuan nga Dani Olmo dhe Sorloth. Spanjolli ishte ai që zhbllokoi rezultatin pas një aksioni fantastik, ndërsa pas tij do të shënonte dy herë sulmuesi norvegjez Sorloth. Takimi u mbyll 1-4. Leipzig 5 pikë larg Bayern.

Në ndeshjet e tjera u regjistruan këto rezultate: Eintracht Frankfurt-Wolfsburg 4-3 dhe Hertha Berlin-Borussia Monchengladbach 2-2. Në orën 18:30 do të luhet ndeshja Stuttgart-Borussia Dortmund.