MENU
klinika

Njoftimi

BKH drejt ngritjes, ambasada e SHBA: Mbështesim SPAK-un

02.04.2021 - 10:01

Ambasada Amerikane në Tiranë uron 28 kandidatët e çertifikuar, që përfunduan me sukses procesin e aplikimit për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe që tani do të fillojnë trajnimin.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ambasada e SHBA thekson se do të vazhdojë të mbështesë SPAK-un dhe të gjithë ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Urime dhe fat të mbarë burrave dhe grave që përfunduan me sukses procesin rigoroz të aplikimit dhe tani do të fillojnë trajnimin për Byronë Kombëtare të Hetimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin SPAK-un dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar. Presim së shpejti një thirrje tjetër për hetues të BKH-së, për të forcuar më tej këtë institucion të ri!”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA.

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve