MENU
klinika

Nuk ka rinovim

Boateng ikën pas 10 vitesh te Bayern Munchen

06.04.2021 - 10:55

Bayern Munchen po rinovon skuadrën dhe kjo duket se po heq dorë një e nga një me veteranët e ekipit. Kampionët po bëjnë shumë ndryshime në repartin difensiv dhe gjatë merkatos së verës priten të tjerë. I pari ndryshim ishte David Alaba, që pritet të largohet drejt Real Madrid.

Dayot Upamecano do të transferohet te bavarezët nga Leipzig në fund të sezonit, ndërsa do të ketë edhe një tjetër të larguar. Bëhet fjalë për Jerome Boateng. Gazeta gjermane “Kicker” bën me dije se Bayern ka vendosur përfundimisht që të mos i ofrojë kontratë rinovimi mbrojtësit.

Kontrata e Jerome Boateng skadon në muajin qershor dhe që nga ai moment ai do të jetë lojtar i lirë. Kështu, pas plot 10 vitesh nën ngjyrat e Bayern Munchen, Boateng do të ndërrojë ekip. Boateng ka fituar gjithçka me bavarezët, por kjo nuk e shpëton nga largimi.

Që në momentin që Low nuk e grumbulloi në kombëtare, ai nuk ka qenë më i njëjti edhe me Bayern, plus dëmtimeve të shpeshta. I vetmi veteran që duket se do të vijojë me ekipin është Thomas Muller, i cili do të qëndrojë për të paktën edhe një sezon tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shifra të frikshme për norvegjezin

Haaland “minierë ari”, agjentët duan 40 mln euro

Trajneri i Manchester City

Guardiola sulmon UEFA-n dhe FIFA-n