MENU
klinika

Vite më parë Cardi B ka punuar...

Cardi B flet për jetën e saj para e pas famës

22.04.2021 - 09:28

Vite më parë Cardi B ka punuar si striptiste në lokale nate dhe ajo e ka pranuar publikisht se jeta e saj ka ndryshuar plotësisht pas mori famën që ka sot. Në një postim në Instagram, reperja ka folur hapur e ka rrëfyer se çfarë ndodhi me të pas suksesit të jashtëzakonshëm në vitin 2017 me hitin “Bodak Yellow”.

“Pse jam gjithmonë kaq e uritur?! Ju betohem që nuk kam qenë kurrë kaq e uritur kur isha e varfër”, ka shkruar ajo në një postim në “Twitter”.

Këngëtarja ka thënë më herët se ajo ka qenë më e lumtur para famës.

“Mendoj se kam qenë pak më e lumtur 2 apo 3 vite më parë, kur kisha më pak para. Kisha më pak njerëz që jepnin mendime për jetën time. Ndjeja se jeta ime ishte e imja. Ndërsa tani më duket sikur nuk është jeta ime. Më duket sikur bota ka në duar jetën time”, është shprehur ajo në një intervistë të dhënë pak kohë më parë.

Gjithashtu ajo ka treguar se frymëzohet nga njerëzit që janë jashtë botës së personazheve të njohur.

“Modeli im kanë njerëzit rreth meje, që unë i shoh se punojnë. Për shembull , nëna ime vite nga puna dhe fillonte gatuante direkt. Admiroj edhe komshien time? Edhe ajo punonte striptiste. Sapo vinte në shtëpi në orën 5 ose 6 në mëngjes, bënte djalin gati për shkollë dhe boom e çonte në shkollë”, ka rrëfyer ylli i hip hopit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për arsyen më të pabesueshme

Sharon Stone humbi kujdestarinë e të birit