MENU
klinika

‘PS skenar për të ndërhyrë në njësinë ku do votohet elektronikisht’

Celibashi i përgjigjet Metës: Procesi është 100% i sigurtë për moscënimin e integritetit të votës

16.04.2021 - 10:44

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se indentifikimi elektronik është 100% i sigurtë dhe se nga ana e KQZ-së janë marrë të gjitha masat që ky projekt të jetë i suksesshëm.

I pyetur në lidhje me dyshimet e presidentit Ilir Meta, se ka një skenar nga PS për të ndërhyrë në njësinë ku do votohet elektronikisht, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se nuk do të komentojë deklarata politikanësh, por theksoi se identifikimi elektornik është 100% i sigurtë.

‘Ne nuk duam të komentojmë mbi çdo deklaratë të kujtdo politikani përfaqësues partie politike apo institucionesh por ju them me siguri të plotë, procesi është 100% i sigurtë dhe nuk ka asnjë lloj shansi që edhe dikush tjetër në mënyrë jonistitucionale të përpiqet që ta manupulojnë atë. Rezultati i zgjedhjeve që do të dalë do të reflektojë 100% vullnetin e zgjedhësve në atë njësi zgjedhore. Në tërësi edhe në aspektin organizativ, ashtu edhe në njësinë e tjera zgjedhore në të gjithë territorin  vendit ofron siguri të plotë për moscënimin e intergitetit të votës.’- tha Celibashi.

‘Nuk mendoj se do të jetë një proces i thjeshtë në kuptim të operimit, por jo në kuptim të raportit të zgjedhësit me makinën. Nga KQZ janë marrë të gjitha masat që ky projekt të jetë i suksesshëm.’- tha më herët Celibashi

Ndërkohë që nënkomisionerja e KQZ-së Lealba Pelinku tha se janë bërë përzgjedhje për të parë nëse pajisja plotëson kriteret e duhura.

‘Po kryhen testime, ajo çfarë po shihni në çdo pajisje janë hedhur të dhënat e regjistrit të votuesve. Sot kemi përzgjedhur të bëjmë testime për të parë nëse pajisja i plotëson kriteret e duhura, duke stimuluar situata të ndryshme. Në fund do të kemi edhe një raport!’- tha Pelinku.