MENU
klinika

"Dënohen njëlloj si ai që e shet dhe ai që e blen votën"

Celibashi: Ndalohet futja e celularëve në qendrat e votimit

24.04.2021 - 15:58

Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve shfrytëzoi ditën e heshtjes zgjedhore për të tërhequr edhe njëherë vëmendjen e votueseve për mënyrën sesi ato duhet të votojnë që vota e tyre që jete e vlefshme.

“Me kryq kandidatin, subjektin ose te dy bashkë”.

Ai ju kujton të gjithë votueseve se telefonat celular nuk do të lejohen gjatë momentit që do të votojnë.

Votuesit të njësia 10 në kryeqytet ku do të pilotohet për herë të parë votimi dhe numërimi elektronik i garanton se fshehtësia e votës është e garantuar.

“Është shumë e sigurt, madje dhe më e sigurt se vota me fletë”.

Tërheq vëmendje sërish për atë që parashikon Kodi Penal për shitblerjen e votës.

“Si ai qe e shet dhe ai qe e blen ka sanksione të rënda”.

Materialet zgjedhore kanë nisur të shpërndahen në të gjithë vendin i vetmi problem duket të jetë mungesa e operatorëve që do të përdorin pajisjen e identifikimit elektronik vetëm në 100 qendra nga 5199 që janë në të gjithë vendin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Procesi nis nesër në 07:00, çdo vonesë do të ketë sanksione të forta”

Celibashi jep sqarimet e fundit: Ja 3 mënyrat si duhet votuar