MENU
klinika

Më të lumturit në botë...

Çfarë bëjnë ndryshe skandinavët?

09.04.2021 - 14:50

Vende si Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Suedia, Islanda kanë njerëzit më të lumtur në botë. Njerëzit e këtyre vendeve kanë qenë më të lumturit e Top Listës së “Raportit Botëror të Lumturisë” që prej 2013-ës që është publikuar për herë të parë.

Dhe sigurisht që rezultati nuk është një rastësi. Ç`bëjnë ndryshe këta njerëz që janë më të lumturit?

E vlerësojnë shumë balancimin e jetës

Çfarë bëjnë ndryshe skandinavët që janë

Skandinavët nuk përpiqen me çdo kusht të bëhen miliarderë. Ata dinë të jenë efikasë në punë dhe ta shijojnë atë, por gjithashtu kalojnë shumë kohë me familjen dhe miqtë e tyre dhe u kushtojnë kohë pasioneve dhe hobeve të tyre.

Dhe të pasurit më shumë kohë në dispozicion i ndihmon ata ta arrijnë këtë. Për shembull, në Danimarkë, njerëzit punojnë 37 orë në javë. Shumica e punonjësve largohen nga puna rreth orës 16:00.

Çfarë bëjnë ndryshe skandinavët që janë

Për të qenë sa më produktivë të jetë e mundur, danezët nuk humbasin kohë duke bërë pushim gjatë punës apo duke bërë thashetheme e duke biseduar me kolegët.

Pushimet janë diçka tjetër e mirë që kanë. Në Danimarkë leja vjetore e paguar është 5 javë. Edhe nëse dikush nuk e ka me qejf ka marrë lejen, është i detyruar nga punëdhënësi ta bëjë në mënyrë që të çlirojë stresin.

Në Norvegji dikush që sëmurët ka të drejtë të marrë 3 javë raport.

Ata kalojnë shumë kohë me natyrën

Çfarë bëjnë ndryshe skandinavët që janë

Skandinavët janë të bindur se koha e kaluar në natyrë ka efekte positive për shëndetin fizik dhe mendor. Ndaj pavarësisht motit të ftohtë, ata e shijojnë. Kanë veshje enkas për të përballuar klimën e ashpër, por kanë edhe veprimtari që kalohen vetëm në natyrë.

Nënat dhe baballarët e rinj mbështeten

Çfarë bëjnë ndryshe skandinavët që janë

Në Islandë, nënat e reja marrin 9 muaj leje lindje, kurse baballarët 3 muaj. Në Amerikë për shembull marrin vetëm 12 javë leje lindje dhe kjo e papaguar.

Në Suedi prindërit e rinj kanë të drejtën e 480 ditëve të paguara me 80% të rrogës. Më pas, kur rikthehen në punë, nënat e reja kanë të drejtë të shkurtojnë me 25% orarin e punës deri sa fëmija i tyre të shkojë 8 vjeç dhe marrin një ndihmë financiare shtesë derisa fëmija të shkojë 16 vjeç.

Ata nuk janë të stresuar për para

Çfarë bëjnë ndryshe skandinavët që janë

Në shumë shtete të tjera, që nuk janë aq të lumtura sa këto vende, njerëzit paguajnë për medikamentet, për shkollimin, universitetin. Në vendet nordike nuk paguhet për këto. Kujdesi i shëndetit dhe edukimi janë falas. Për më tepër, të papunët marrin asistencë të mjaftueshme për të jetuar mirë.

Ata kanë besim tek të tjerët

Çfarë bëjnë ndryshe skandinavët që janë

Të kesh besim në ndershmërinë e të tjerëve është diçka që të jep gjithmonë pozitivitet. Ndërveprimi social bëhet më i kënaqshëm dhe lidhjet më të shëndetshme. Vendet nordike kanë gjithashtu kriminalitet shumë të ulët, ndaj njerëzit ndihen të sigurt. Për shembull: njerëzit e këtyre vendeve besojnë se një portofol i humbur diku do t`u kthehet patjetër nga njeriu që e gjen.