MENU
klinika

Premier League, Java 31

Chelsea nuk stepet, rimerr vendin e katërt

10.04.2021 - 19:36

Chelsea ka arritur një fitore me shumë vlera pasditen e sotme ndaj Crystal Palace në transfertë, teksa ka triumfuar me shifrat 1-4. Ndeshja ishte shumë e thjeshtë për Blutë, të cilët shënuan 2 herë brenda 10 minutash.

Havertz dhe Pulisic shënuan dy gola të shpejtë që lehtësuan gjithçka për të besuarit e Tuchel. Goli i tretë erdhi nga Zouma në minutën e 30’. Pjesa e parë u mbyll 0-3.

Në fraksionin e dytë, Palace reagoi me anë të Benteke, i cili shënoi në minutën e 65’. Sidoqoftë, vetëm aq, pasi Chelsea shënoi përsëri me anë të Pulisic, që mbylli ndeshjen në 1-4. Fitorja e ngjit Chelsean përsëri në vendin e katërt, me 2 pikë më shumë se sa Liverpooli i vendit të pestë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN