MENU
klinika

Listat

Cilët janë 140 deputetët e rinj pa votimin preferencial! Asnjëra nga partitë…

28.04.2021 - 11:49

Procesi i numërimit të votave në kuti po shkon drejt fundit, ndërsa fitorja për herë të tretë e Partisë Socialiste pritet vetëm të certifikohet nga KQZ.

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit shënuan një moment të veçantë në historinë e Shqipërisë për PS-së dhe për kryetarin e saj, Edi Rama. Kryeministri Rama u konfirmua zyrtarisht si fitues në zgjedhjet e 25 prillit dhe të mandatit të tretë qeverisës, pa pasur asnjë parti tjetër në koalicion. Kur janë numëruar mbi 95 për qind e kutive të votimit në të gjithë vendin, maxhoranca rezulton se ka fituar e vetme 74 mandate deputetësh. Me këtë rezultat, Partia Socialiste do të formojë e vetme qeverinë e 4 viteve të ardhshme, për herë të dytë pas 2017-ës, pasi nga kutitë e mbetura nuk pritet ndryshim rezultati duke qëndruar në kuotat e zgjedhjeve të katër viteve më parë. Kryeministri Edi Rama festoi dje në shesh fitoren për herë të tretë radhazi, duke vlerësuar ekipin e tij si më të mirin, ndërsa u shtriu dorën e bashkëpunimit edhe kundërshtarëve demokratë, pasi, siç u shpreh, vetëm atë e njeh si opozitë.

Në 2017-ën kërkoi timonin i vetmi për të qeverisur Shqipërinë, ndërsa në këto zgjedhje kreu i PS-së, kur ishim vetëm pak ditë nga zgjedhjet, u shpreh se nëse shqiptarët nuk do t’i jepnin mundësinë me votë që të formonte i vetëm qeverinë, ai do të tërhiqej edhe nga PS-ja dhe do të largohej. Nga ana tjetër, në këto zgjedhje kemi një rritje të Partisë Demokratike. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Demokratike arriti të sigurojë 59 mandate, 10 më shumë sesa mori në zgjedhjet e 2013-ës kur PD humbi pushtetin. Por nëse e krahasojmë me rezultatet e 2017– së kur PD mori vetëm 43 mandate, vërejmë një rritje me 16 mandate. Ende pa dalë rezultati përfundimtar, PD rikuperon rreth 4 mandate në qarkun e Tiranës, i cili është edhe qarku që prodhon më shumë mandate, 36 të tilla. Në zgjedhjet e parafundit, Partia Demokratike mori 11 mandate në kryeqytet. Ndërsa Partia Socialiste mori 18 mandate në 2017-ën, po aq sa edhe duket se do të marrë edhe në këto zgjedhje. Por ndryshe nga dy partitë kryesore në vend, Lëvizja Socialiste për Integrim ka shënuar një rënie të ndjeshme në rang kombëtar, por edhe duke nisur nga kryeqyteti, i cili është qarku më i madh. Në zgjedhjet e kaluara, LSI mori 5 mandate në Tiranë, ndërsa sipas rezultateve të deritanishme, në Tiranë LSI merr vetëm dy deputetë. Surprizë në kryeqytet është edhe Partia Socialdemokrate, e cila rezulton se fiton 3 mandate, 2 në Shkodër një mandat.

QARQET E MËDHA

Qarku i Elbasanit ka rezervuar gjithashtu surpriza në këto zgjedhje. Kemi një rritje të të dyja partive kryesore në Elbasan. Maxhoranca, sipas rezultateve të deritanishme, ka arritur të rikuperojë një mandat më tepër sesa fitoi në zgjedhjet e 2017-ës, duke shkuar nga 7 mandate në 8 mandate. Kujtojmë që në këtë qark Kryeministri Edi Rama vendosi në listën e PS-së sekretarin e përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla. Në 2017-ën, PD fitoi vetëm 3 mandate në këtë qark, ndërsa aktualisht rezulton me 6 mandate. Ndërkohë, në këto zgjedhje deri më tani LSI nuk fiton asnjë mandat, ndonëse në zgjedhjet e parafundit mori 2 mandate. Ndërkohë, në qarkun e Vlorës PS mbron mandatet e zgjedhjeve të 2017-ës me 8 mandate, ndërkohë vërehet një rritje me një mandat në radhët e Partisë Demokratike, e cila ka mbetur pa mandat në këtë qark. Në Berat PS rikthehet në rezultatin e 2009, ku merr 5 mandate ndërsa PD arriti të marrë dy mandate, ndryshe nga LSI, e cila nuk arriti të marrë asnjë mandat. Në Shkodër, PS mori 3 mandate, PD mori 5, ndërsa LSI mori 1 mandat. Në Korçë PS mori 6, PD arriti të marrë 5 dhe LSI asnjë mandat.

 QARKU TIRANË
PS-18 mandate
1. Luljeta Bozo
2. Najada Çomo
3. Ervin Bushati
4. Ogerta Manastirliu
5. Arben Ahmetaj
6. Ulsi Manja
7. Etilda Gjonaj
8. Arben Pëllumbi
9. Elisa Spiropali
10. Belind Balluku
11. Toni Gogu
12. Etien Xhafaj
13. Ermonela Felaj
14. Xhemal Qefaliaj
15. Fidel Ylli
16. Klotilda Ferhati
17. Alqi Bllako
18. Eduart Shalsi
PD-15
1. Lulzim Basha
2. Jorida Tabaku
3. Alfred Rushaj
4. Albana Vokshi
5. Sali Berisha
6. Agron Shehaj
7. Fatmir Mediu
8. Grida Duma
9. Shpëtim Idrizi
10. Belind Kelliçi
11. Vangjel Dule
12. Mesila Doda
13. Dashamir Shehi
14. Flamur Noka
15. Orjola Pampuri
LSI-2
Monika Kryemadhi
Erisa Xhixho

QARKU DURRËS

PS-8 mandate
1. Milva Konomi
2. Alban Xhelili
3. Jurgis Çyrbja
4. Klodiana Spahiu
5. Ilir Ndraxhi
6. Rrahman Rrahja
7. Lefter Koka
8. Edi Rama
PD-6 mandate
1. Edi Paloka
2. Agron Duka
3. Merita Bakiu
4. Oerd Bylykbashi
5. Ferdinand Xhaferri
6. Andia Ulliri

QARKU ELBASAN

PS-8 mandate
1. Evis Kushi
2. Klevis Xhoxhi
3. Bsiaj Ajazi
4. Desantila Tahiraj
5. Sajmir Hasalla
6. Florenc Spaho
7. Luan Duzha
8. Taulant Balla
PD-6 mandate
1. Gazment Bardhi
2. Flutura Açka
3. Lefter Gostenja
4. Dashnor Sula
5. Eugen Isai
6. Zheni Gjergji
LSI-0

QARKU FIER

PS-9 mandate
1. Erion Braçe
2. Petro Koçi
3. Lindita Buxheli
4. ————-
5. Baftjar Zeqo
6. Antoneta Dhima
7. Bujar Çela
8. Ismet Beqiraj
9. Tatjana Pirro
10. Gramoz Ruçi
PD-6 mandate
1. Enkelejd Alibeaj
2. Eralda Tase Bano
3. Saimir Korreshi
4. Luan Baçi
5. Nusret Avdulla (PDIU)
6. Ilda Dhori
LSI-1 mandat
1. Monika Kryemadhi

QARKU GJIROKASTËR

PS-3 mandate
1. Mirela Kumbaro
2. Laert Duraj
3. Bledar Çuçi
PD-1 mandat
1. Tritan Shehu
LSI-0

QARKU SHKODËR

PS-3 mandate
1. Edona Bilali
2. Paulin Sterkaj
3. Benet Beci
PD-5 mandate
1. Helidon Bushati
2. Emilia Koliqi
3. Ramadan Likaj
4. Greta Badeli
5. Zef Hila
LSI-1 mandat
1. Agron Çela
PSD-2 mandat
1. Ledis Çeliku
2. Meri Markici

QARKU KUKËS

PS-1 mandat
1. Gerta Duraku
PD-2 mandate
1. Flamur Hoxha
2. Isuf Çela

QARKU LEZHË

PS-3 mandate
1. Lindita Nikolla
2. Eduart Nndreca
3. Shpresa Marrnoi
PD-4 mandate
1. Mark Marku
2. Agron Gjekmarkaj
3. Lindita Metaliaj
4. Kastriot Piroli
LSI-0

QARKU DIBËR

PS-2 mandate
1. Lavdim Krrashi
2. Aurora Marra
PD-3 mandate
1. Xhelal Mziu
2. Kreshnik Çollaku
3. Dhurata Çupi

QARKU BERAT

PS-4 mandate
1. Hatixhe Konomi
2. Bardhyl Kollçaku
3. Fadil Nasufi
4. Nasip Naço
PD-2 mandate
1. Tomor Alizoti
2. Kasem Mahmutaj
LSI- 0

QARKU KORÇË

PS-6 mandate
1. Eni Zaka
2. Ilirian Pendavinji
3. Blerina Gjylameti
4. Ilir Topi
5. Olta Xhaçka
6. Niko Peleshi
PD-5 mandate
1. Edmond Spaho
2. Sorina Koti
3. Ervin Salianji
4. Bledion Nallbati
5. Salaudin Jakupllari
LSI-0
QARKU VLORË

PS-8 mandate
1. Pranvera Resulaj
2. Anduel Tahiraj
3. Vullnet Sinaj
4. Anila Denaj
5. Niko Kuri
6. Ilir Metaj
7. Damian Gjiknuri
8. Edi Rama
PD-4 mandate
1. Bujar Leskaj
2. Ina Zhupa
3. Fatjon Veizaj
4. Arbër Agalliu
LSI-0

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN