MENU
klinika

Shifrat e ekipit zikaltër

Conte dhe Interi mund të thyejnë disa rekorde

01.04.2021 - 11:58

Interi është afër titullin kampion këtë vit në Serie A. Një udhëtim perfekt për vitin 2021, i përbërë nga 8 fitore në 8 ndeshje, 20 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar.

Antonio Conte ka bërë një punë të pabesueshme në dy sezone, duke çuar Interin në një pikë prapa Juves në fund të vitit të parë dhe të arratisur në krye, sezonin aktual. Por ato që të bëjnë më shumë përshtypje janë pikët mesatare që Conte ka grumbulluar që prej uljes në stolin zikaltër: 2.26 për ndeshje.

Kësisoji, ai mban vendin e parë midis trajnerëve të Interit me të paktën 30 ndeshje të luajtura në Serie A, në epokën e 3 pikëve. Edhe më mirë se Mourinho. Pastaj është e qartë se për të hyrë në klubin ekskluziv të legjendave, duhen tituj. Të cilët në thelb janë qëllimi i Conte, klubit dhe botës zikaltër.

Inter ka rekordin e të gjitha kohërave në Serie A: 17 fitore radhazi. Por më shumë se për të arritur apo thyer rekordin, Conte kërkon titullin. Duke u përqendruar në fazën e dytë, vetëm dy skuadra e kanë arritur momentin historik të 9 fitoreve në 9 ndeshjet e para në të kaluarën: Milani i Sacchit më 1989-1990 me 10 fitore dhe Juventus i Allegrit më 2017-2018 me 9 fitore.

Conte mund të barazojë Allegrin në ndeshjen e radhës. Nuk duhet harruar edhe sulmi. Kjo është hera e parë që Inter ka shënuar 65 gola në 27 ndeshje të Serie A në epokën e 3 pikëve. Kjo falës dyshes Lukaku-Lautaro me 33 gola, ku në Europë vetëm Lewandowski-Muller.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN