Danimarka nisi një skemë “pasaporte” COVID-19 këtë javë e cila do të ndihmojë për të lejuar që bizneset jo-thelbësore të rihapen për klientët.
“Coronapas” është i disponueshëm përmes një aplikacioni të sigurt ose në format letre për njerëzit që janë vaksinuar plotësisht, kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 dy deri në 12 javë më parë ose negativ gjatë 72 orëve të mëparshme.
Ky format aktualisht lejon njerëzit të hyjnë në biznese të caktuara – përfshirë berberët, sallone bukurie dhe autoshkolla – me synimin për të rihapur gradualisht ekonominë deri në fund të majit.
Ai do të zgjerohet për të përfshirë lokalet e jashtme, të cilat pritet të rihapen në 21 Prill dhe restorante, muze, teatro dhe kinema nga 6 maj. Vendi është planifikuar të rihapet plotësisht në 21 maj kur qeveria vlerëson se do të ketë vaksinuar të gjithë njerëzit mbi moshën 50 vjeç.
Danimarka është një nga vendet e para në Europë që zbaton një sistem të tillë dhe qeveria tha që ai duhet të qëndrojë në vend derisa e gjithë popullata e rritur të ketë qasje në vaksinën që pritet të arrihet para fundit të verës.
Megjithatë nuk mund të përdoret për udhëtime edhe pse qeveria shpreson se përfundimisht do të përdoret në atë mënyrë. Komisioni Europian po punon për krijimin e një “certifikatë të gjelbër” dixhitale për të udhëtuar përsëri lirshëm në BE.
Rreth 7 % e 5.8 milion banorëve të Danimarkës janë vaksinuar plotësisht dhe një total prej 13.3 % kanë marrë të paktën një dozë.
Vaksinimet në vend janë ngadalësuar javët e fundit pasi u pezullua përdorimi i vaksinës së zhvilluar nga AstraZeneca për shqetësimet në lidhje me ngjarje të rralla, por serioze të mpiksjes së gjakut tek njerëzit e vaksinuar. Përdorimi i vaksinës mbetet i pezulluar në pritje të vlerësimeve të mëtejshme të efekteve anësore të saj. (EN)