MENU
klinika

Kategoria e Parë

Dinamo përmbys Korabin, Burreli bind ndaj Vorës

10.04.2021 - 14:52

Në Kategorinë e Parë janë luajtur sot dy ndeshjet e play-off në Grupin A dhe 3 ndeshje të play-out në Grupin A dhe B. Dinamo ka surprizuar Korabin, duke përmbysur 2-1 në Peshkopi. Rezultat që rikthen Blutë në vendin e dytë.

Burreli kryesuesues ka bërë detyrën në transfertë me Vorën, duke fituar 3-0. Matjanët mbajnë kreun dhe tashmë janë 2 pikë para Dinamos. Megjithatë, gara për vendin e parë dhe të dytë mbetet totalisht e hapur.

Sa u përket ndeshjeve për play-out, Oriku ka marrë një fitore me shumë vlerë ndaj Besëlidhjes. Surprizë fitorja e Partianit B 2-0 në Koplik ndaj Velecikut vendas. Ndërsa Elbasani mposhtet edhe nga Lushnja 0-1, duke mbetur me vetëm 1 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN