MENU
klinika

Vendimet

Disiplina dënon lojtarin e Laçit dhe zyrtarin e Korabit

15.04.2021 - 18:43

Komisioni i Disiplinës, ka bërë publike së fundmi të gjitha vendimet, teksa bie në sy pezullimi me 5 ndeshje i mbrojtësit të Laccit, Obanor, për goditje me shkelm ndaj mesfushorit të Vllaznisë, Herald Marku, në sfidën e Kupës, Vllaznia-Laçi.

VENDIMET E DISIPLINËS

 

Lojtari i KF Laçi, Erhun Obanor, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KS Korabi, Fehmi Mëziu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Valbona, Mustaf Hysenaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Luzi 2008, Xhuljan Turhani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Shënkolli, Sebastjan Deda, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc U-19, Andrea Prifti, për pështymjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc U-19, Dionis Xhafaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Elbasani U-19, Arjan Kila, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Luzi 2008 U-19, Deliado Kushta, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Internacional Tirana, Drini Dushkaj, për sjellje josportive ndaj të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

KS Korabi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër FC Djelmnia Shkodrane 2017, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KS Korabi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër FC Djelmnia Shkodrane 2017, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KF Sopoti, për mosparaqitje më shumë se një herë në ndeshjet e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi B, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen kundër Football Republic U-19 B, në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara dhe zbritet në një kategori më poshtë duke iu zbritur 6 pikë në sezonin pasardhës.

Skënderbeu Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Femrave, kundër Vllaznia – Femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KF Bylis, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-15 – Grupi B, kundër Sh.F.Pepa, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Ak.Shqiponjat 2017, për aktvizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-13 – Grupi A, kundër KF Shkodra, në bazë të nenit 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

Mospranimin e kërkesës së Football Republic U-19, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Mospranimin e kërkesës së lojtarit të Football Republic U-19, Frenki Shahaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-19, Kledis Hurmi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari, Ardjan Gega, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Lushnja Femra, Hekuran Korreshi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

JRrëzimin e kërkesës së lojtarit të Studenti U-15, Joel Gjana, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin