MENU
klinika

Bundesliga, java 27

Dortmund bie në duelin direkt, duhet mrekulli për Champions

03.04.2021 - 16:38

Pikërisht kur pritej që Borussia Dortmund të merrte fitoren në duelin direkt ndaj Eintracht Frankfurt, verdhezinjtë humbin 1-2 në shtëpi dhe tashmë janë 7 pikë larg zonës Champions, kur mbeten edhe 7 javë.

Pjesa e parë është mbyllur 1-1. Sfida e Signal Iduna Park është zhbllokuar pas vetëm 11 minutash lojë. Ka qenë një autogol i çuditshëm i Schulz që i ka dhuruar avantazhin Eintracht. Hummels ka barazuar për vendasit në minutën e 45-të pas një zhvillimi nga goditja e këndit.

Në pjesën e dytë, kur pritej që Haaland me shokë të shënonin, janë miqtë ata që ndëshkojnë në minutën e Andre Silvan në 87’, kur më parë u ishte anuluar një gol për jashtë loje. Frankfurt po ecën i qetë drejt zonës Champions.

Fiton me vuajtje Bayer Leverkusen 2-1 ndaj Schalke. Një sukses që ngjit “Aspirinat” në vendin e gjashtë me pikë të barabarta me Dortmund. Schalke ka marrë rrugën drejt Bundesligës 2. Në ndeshjet e tjera u dhanë këto rezulate: Augsburg-Hoffenheim 2-1, Mainz-Bielefeld 1-1 dhe Wolfsburg-Koln 1-0.