MENU
klinika

Si paraqitet situata në tre spitalet e tjera

Drejt imunitetit natyror/ Bien shtrimet dhe mbyllet COVID 4

10.04.2021 - 08:55

Nuk janë vetëm rastet e reja ditore që kanë pësuar ulje, por edhe shtrimet në spital, duke forcuar bindjen e ekspertëve se jemi një hap larg imunitetit natyror

Prej disa ditësh, shkalla e infeksionit është përgjysmuar dhe bashkë janë ulur ndjeshëm edhe shtrimet në spital. Numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes shëndetësor të specializuar është reduktuar, ndërsa aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 237 pacientë: 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Çka do të thotë se më pak se 1 për qind e të infektuarve aktivë janë duke marrë trajtim spitalor. Kjo ka çuar edhe në mbylljen e spitalit COVID 4 në kryeqytet.

SITUATA

Të premten janë raportuar vetëm 286 raste të reja nga 2966 testime të kryera. Prej tyre vetëm 35 janë në Tiranë, pjesa tjetër është e shpërndarë në të gjithë vendin. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 543 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,672 që nga fillimi i epidemisë. Përmirë- simi i situatës ka nisur të vërehet që prej gjysmës së dytë të muajit mars, ndërsa sinjalet e para se imuniteti natyror nuk ishte aq larg sa mendohej u dhanë nga Akademia e Shkencës, e cila në fund të vitit që lamë pas paraqiti studimin sipas të cilit, më shumë se 50 për qind e qytetarëve në Tiranë ishin imunizuar. Por, ndërkohë, të larta vijojnë të jenë fatalitetet.

Në harkun e 24 orëve që lamë pas, kanë ndërruar jetë 7 persona të grupmoshave nga 54 deri në 71 vjeç. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Librazhdi, të moshave 54-71 vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

VAKSINIMI

Por cila është ecuria e vaksinimit? Deri tani, sipas ministrisë, janë kryer 242,719 vaksinime për të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit, punonjës të medias.

“Ne kemi filluar tashmë prej ditësh me efektivët e Policisë së Shtetit. E kemi shtrirë edhe te Policia Bashkiake. Janë tashmë më shumë se 9 mijë efektivë të Policisë që janë vaksinuar. Dhe ky është pa dyshim një sukses, sepse në një kohë shumë të shpejtë po arrijmë të mbrojmë shumë qytetarë të rrezikuar të shërbimeve kritike, por pa dyshim edhe gjyshet dhe gjyshërit, të cilët kanë një vit që kanë përballuar jo vetëm stres, por edhe një izolim social nga kjo pandemi”, tha Manastirliu nga stadiumi “Arena”, ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit për punonjësit e Policisë.

Ndërkohë, ashtu siç ishte paralajmëruar, pritet të nisë sot vaksinimi edhe për personat mbi 60 vjeç që vuajnë nga sëmundjet kronike. Injektimi i dozës së parë do të bëhet në pikat e vaksinimit të ngritura posaçërisht në çdo qytet dhe nga ana e qytetarëve do të kërkohet vetëm karta e identitetit.

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!