MENU
klinika

Shifrat

Dyndje qytetarësh/ Ja sa kosovarë vizituan Shqipërinë për 3 ditë

12.04.2021 - 16:29

Mediat e Kosovës raportojnë se fundjavën e kaluar pati një dyndje qytetarësh drejt Shqipërisë.

48 mijë e 621 qytetarë të Kosovës vizituan Shqipërinë të premten të shtunën dhe të dielën që lamë pas.

Dyndja më e madhe në fakt ishte dje, pasi u shënua një total prej 47 mijë e 83 personash të kontrolluar në hyrje-dalje të kufirit.

Kjo dyndje e qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisi duket se nuk është rastësore, por është parë dhe si një mënyrë për t’i shpëtuar masave anti-Covid që ka vendosur Kosova.