MENU
klinika

"Atentati dyshohet i parapërgatitur"

Detaje mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit: Viktima bënte…

21.04.2021 - 14:31

Një vrasje me armë zjarri e ndodhur në lagjen “5 Maji” në Elbasan, ka tronditur qytetin.

“Balkanweb” raporton se viktima Pjerin Xhuvani bënte fushatë për PS-në kohët e fundit dhe dyshohet se motivet e ekzekutimit të tij të jenë politike.

Atentati mendohet se ka qenë i mirëmenduar, sepse vrasja është bërë me kallashnikov, në qendër të qytetit.

Më shumë se 20 gëzhoja janë sekuestruar deri tani. Në Spitalin e Elbasanit, pas mbërritjes së efektives, kanë mbërritur edhe tre të plagosur të tjerë. Mes tyre është edhe një i afërm i viktimës, Pjerin Xhuvani. Po sekuestrohen kamerat e sigurisë. Dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për motive politike.

Pjerin Xhuvani bënte fushatë për PS-në. PD e akuzonte se ka qenë organiziatori në një tubim ndaj Partisë Demokratike. Nuk dihet saktësisht nëse motivet janë politike, por krimi ndodhi pranë zyrave të PD-së. Janë gjetur dy celularë të viktimës.  Punonjësja e plagosur është Xhensila Sota.

Atentati dyshohet se ka qenë i mirëmenduar. Ka kamera dhe pritet të hapen këto kamera për të zbardhur ngjarjen. Konflikti dyshohet se nuk ka qenë për konflikt çasti, pasi vrasja ka ndodhur në mes të Elbasanit, me kallashnikov. Katër persona kanë mbetur të plagosur. Në ditën e verës, PD akuzonte Pjerin Xhuvanin se bëri rrëmuja në Ditën e Verës, kur në Elbasan ishte Edi Rama. Nuk rezulton që Xhuvani të vazhdojë profesionin e mjekut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN