MENU
klinika

Dyshimet e para për vrasjen!

Ekzekutohet me armë zjarri mjeku Pjerin Xhuvani!

21.04.2021 - 14:05

Një ngjarja e rëndë ka tronditur Elbasanin, tre dite para zgjedhjeve, ku një mjek është ekzekutuar me armë zjarri.  Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 maji dhe sipas informacioneve bëhet fjalë për Pjerin Xhuvani, i cili njihet edhe si eksponentë i PS.

Burimet bëjnë të ditur se Xhuvani është ekzekutuar pas një përplasje mes militantëve të PS dhe të PD.

Nga përplasje dyshohet se kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Dyshohet se shkak i ekzekutimit është bërë një debat, pasi disa përfaqësues të partive politike ishin duke shpërndara para në këmbim të votës.

Pjerin Xhuvani është edhe mjek psikiatër në qytetin e Elbasanit.

Xhuvani u denoncua edhe nga Partia Demokratike, si person i cili u përfshi në incidentin në Elbasan ditën e verës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN