MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Emanuele Ndoj shënon dy gola fantastikë

02.04.2021 - 20:14

Rikthehet me gola Emanuele Ndoj, që ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë ditën e sotme me Brescian, në ndeshjen ndaj Pordenones në Serie B. Mesfushori shqiptar ka tundur rrjetën dy herë, në minutat 9’ dhe 39’, ku të dy golat ishin identikë.

Ndoj lëshon predhë nga jashtë zone me të djathtën, me topin që u ndal në trekëndëshin e portës, duke mos i lënë asnjë mundësi për të reaguar portierit kundërshtar.

Ndoj arrin kështu në kuotën e 3 golave për këtë vit me Brescian, teksa më parë ka shënuar golin e fitores ndaj Frosinones.  Brescia ka marrë një fitore të rëndësishme, 3-1, ku 2 prej golave u shënuan nga mesfushori shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN