Në ditën e nënshkrimit të kontratës për nisjen e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, kryeministri Edi Rama tha se “lajmi i bukur sot” sipas tij është që shqiptarët emigrantë në SHBA por edhe turistët nga Amerika do të zbresin edhe në Vlorë.
“Pista e Vlorës dhe të gjitha kushtet e këtij aerporti janë të tilla që fluturimet Nju Jork Shqipëri mos jenë vetëm Tiranë-Nju Jork e anasjelltas por edhe Nju Jork-Vlorë se unë e kam thënë që “Fan Nolin” ne do e çojmë në Amerikë. Shqipëria do bëhet një vend ku numri i turistëve do rritet eksponencialisht”– tha kryeministri.
Konsorciumi që do ndërtojë aeroportin e Vlorës ka pjesë të tij kompaninë e biznesmenit kosovar Behgjet Pacolli. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka zbuluar se ka qenë një nga ëndrrat e sipërmarrësit Pacolli që të lërë gjurmë në Shqipëri përmes investimeve.
Rama theksoi se Pacolli hyri në garë për aerportin e Vlorës dhe e fitoi atë pa i rënë telefonit, apo duke shfrytëzuar miqësinë që ka me kryeministrin.
Ndërsa zbuloi edhe ‘dashurinë’ që Pacolli ka për Vlorën duke sjellë në vëmendje n një deklaratë të hershme të biznesmenit.
“Unë e di mirë që baca Behgjet e ka pasur ëndërr të bënte dicka në Vlorë madje një herë më ka thënë që unë kurrë se kisha ndërru Kosovën por do isha mendu dy herë a në Kosovë a në Vlorë me lind e bac tani është e gjitha në dorën tënde”.
Deklarata e Ramës
Ky për mua është një moment shumë i rëndësishëm se vaksina, se më jep mundësinë të buzqëqesh pas një përpjekje shumë të gjatë, aq të gjatë me pengesa aq të shumta sa që Belinda e di shumë mirë qe një moment të caktuar unë nisa ti them ska mundësi ka një mallkim, dikush e ka mallkuar këtë projekt se sapo zgjidhnim një problem lindte një tjetër, ka qenë një histori për tu bërë libër historia e rrugës sonë për të ardhur deri këtu, që në krye të herës kur nisëm një negociatë me konsorciumin që ndërtoi aeroportin e ri të Stambollit.
….tamam kur gara ishte në poroces ra virusi, që mbylli botën, industria më e goditur ndër të bombarduarat është ajo aeroportuale.
Mesa duket gjërat ndohin gjithmonë për një arsye, unë s’jam hegelian por këtë rast dua të them që Hegeli ka pasur të sdrejtë kur thotë rastësia është shpata me të cilën domosdoshmëria can rrugën
Paska qenë e thënë që gjërat të rrotullohen në mënyrë që një shqiptar special të shpëtojë ne të gjithë nga ky ankth e ti japë Vlorës aeroportin e shumë dëshiruar.
S’ka pasur për mua kënaqësi që s’ka qenë fare i mbushur me kënaqësi ky proces por me nervozizëm e zhgënjime kur Belinda më ka telefonuar dhe më ka thënë që baca Behgjet ka hyrë në garë.
Ka qenë një tjetër arsye për ta dashur e admiruar se ne jemi shumë miq por nuk zgjodhi rrugën e një telefonate me mua apo Belindën se ai këtu është në shtëpinë e vet për të thënë që shiko unë dua të merem me këtë punë, por hyri në garë pa i thënë askujt asgjë, edhe e fitoi garën me një konsorcium që i ka të gjitha kapacitetet.
Ajo që duhet thënë këtu pa lejen e tij është cka më tha Belinda nga raporti i komisionit që në të gjitha garat ndërkombëtare të bera në Shqipëri është konsorciumi që s’ka paraqitur garanci financiare me atë shprehjen që themi ne jau kemi lekët por të gjithë financimi në bllok, gjë që është garanci absolute për faktin se aeroporti qysh sot është 100% i financuar e s’është kontratë që do e cojë nëpër banka.
Kjo është personale e mendoj ta ndaj me shqiptarët se baca e ka pasur një ëndërr të tijën, një fiksim për të bërë në Shqipëri një vepër që do kishte emrin e tij.
S’ka ardhur kurrë te unë e as te të tjerët sa kohë asgjë ska ndodhur për të kërkuar leje ndërtimi për pallate për vilat e veta apo për të kërkuar të hyjë në procedura të tjera për të fituar lekë në Shqipwri mund ta kishte bërë me siguri do kishte ndërtuar në Tiranë e në Shqipëri me siguri dhe më mirë se sa të tjerë.
S’e ka bërë kurrë e vetmja gjë që kemi biseduar, me atë mënyrën e tij që i mban gjerat brenda ka qenë “si s’mu dha mundësia të bëj dicka që mbetet për Shqipërinë.
E pat tentuar të transfornomte hotel Dajtin e shkatërruar në një pikë referimi për krejt prespektivën e turizmit, e pat bërë në kohën kur këtu as mund të mendohej që Shqipira do bëhej një vend atraktiv.
Nëse do ishte pritur më mirë e nëse do e kishte kthyer Dajtin si e kishte projektuar do kishte qenë një dallëndyshe e parë që shuë më herët do kishte lajmëruar pranverën e turizmit në Shqipëri.
U dëshpërua e humbi jo dëshirën por e humbi atë motivin për të kërkuar ëqe të bënte dicka.
Besoj që është vendi i duhur me njeriun e duhur në kohën e duhur për të bërë dicka fantastike për Shqipërinë e të realizojë dhe ëndrrën e bacës Behgjet që të kujtohet jo si emri i një biznesmeni por patriot i madh që e ka pasur mundësinë të kaloje jeten me acvione e mes sheikesh e të bredhë botën e të ngrohet në diell por që të gjitha i vuri në dispozicion të Kosovës duke hyrë në një arenë balte në hapësirën e politikës shqitparë që s’është aq dashamirëse për ata që hyjnë me ideale e motivin për të lënë gjurmë.