MENU
klinika

Në emisionin e saj...

Eni Vasili shtatzënë, Rama i zbulon publikisht gjininë e bebushave

02.04.2021 - 09:12

Pak ditë më parë u zbulua se moderatorja e emisionit “Open”, Eni Vasili, është në pritje të ëmbël. Moderatorja do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë, ndërkohë që për muaj me radhë ajo ja doli mbanë më së miri ta mbante të fshehtë shtatzëninë e saj. Ndonëse shfaqet çdo javë në ekran, askush nuk e kishte vënë re se Vasili është shtatzënë.

Ishte gazeta “Panorama” ajo që zbuloi se moderatorja është në pritje të ëmbël, duke publikuar foto të saj me barkun e rrumbullakosur. Ndërkohë mbrëmjen e sotme, Vasili konfirmoi gjininë e bebushave të saj. Themi bebushat, sepse ajo nuk pret një fëmijë, por binjakë.

Në nisje të “Open”, kryeministri Edi Rama uroi moderatoren për lajmin e bukur dhe ishte ai që zbuloi se ajo po pret binjakë, madje tregoi edhe gjininë.

“Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira. Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit”, u shpreh Rama.

Vasili konfirmoi fjalët e kryeministrit, duke pranuar kështu edhe shtatzëninë për herë të parë publikisht.

Mesa duket dashuria disa vjeçare e moderatores me inxhinierin e quajtur Armand ka marrë një tjetër dimension, i cili disa kohë më parë braktisi Londrën për të jetuar në Shqipëri me Enin, e cila nuk mund të hiqte dorë nga gazetaria.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat