Koordinatori i PS-së për Kavajën dhe Rrogozhinën, Etjen Xhafaj, duke folur për agresorin e ngjarjes në Kavajë, deklaroi se e ka takuar atë, por thjesht si një person, që ishte pjesë e Komunitetit Mysliman në këtë qytet.
Xhafaj theksoi se është njohur me shumë njerëz në këtë zonë dhe agresorin e ka takuar sikundër shumë të tjerë, duke shtuar se ajo që di me siguri është se autori nuk është aktivist i PS-së.
“Ngjarja e ndodhur dje ishte e tmerrshme. Asnjë aktivist nuk duhet që të dëmtohet në fushatë. Ata janë kundërshtarët tanë, jo armiqtë tanë. PD u rreshtua lehtësisht sikur shtabi elektoral i PS është organizuar dhe ka bërë këtë veprim. Ne si PS jemi shprehur për durim dhe për t’u qetësuar. Basha erdhi rrëmbimthi.