MENU
klinika

Ligue 1, java 33

Fitore me frymën e fundit, PSG -1 pikë nga kreu

18.04.2021 - 14:37

Ajo që ndodhi në ndeshjen e sotme PSG-St Etienne duket vërtet e pabesueshme por futbolli i ka të gjitha, ashtu si edhe të pësosh golin e 2-2 në minutën e 92-të dhe të shënosh golin e 3-2 në minutën e 95-të.

Heroi i pasdites për djemtë e Pochettino është Mauro Icardi, që me kokë ka realizuar golin e rëndë të 3 pikëve, duke rindezur garën për titull në Ligue 1. E të mendosh që vetëm 3 minuta më përpara u duk sikur do të ishte një katastrofë dhe një hap fals që mund të kushtonte titullin, pasi Hamouma barazoi shifrat në 2-2, duke tronditur PSG.

Një ndeshje e mbyllur deri në minutën e 78-të në rezultatin 0-0 dhe e shpërthyer më pas me golin e miqve, dy golat e Mbappe dhe në fund barazimi e fitorja me Icardi!