26.04.2021 - 11:19
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi gjatë një prononcimi për mediat përjashtoi në mënyrë kategorike krijimin e një koalicioni me Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim.
“Nëse do keni një ftesë nga zoti Basha për koalicionin me PD? Jo, jo Asnjëherë!”- tha Tom Doshi.
Teksa po ndiqte daljen e rezultateve në KZAZ-në e Shkodrës, Tom Doshi foli për pritshmëritë e PSD-së, teksa tha se pret dy mandate në Shkodër dhe 2 mandate në Tiranë.
“Kemi të sigurtë dy mandate në Shkodër dhe presim dy mandate në Tiranë. Jena të gatshëm me ba koalicion me Partinë Socialiste”, u shpreh Doshi.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Kam hequr dorë nga mandati, por jo nga PSD”