MENU
klinika

"Nuk jemi burim i saj"

Franca distancohet nga “non-paper”

27.04.2021 - 11:41

Ambasada e Francës në Kosovë ka mohuar se Franca është e përfshirë në të ashtuquajturin “non-paper” franko-gjerman të publikuar nga gazeta “Koha Ditore”, raporton Gazeta Express.

Përmes një reagimi në Twitter, ambasada franceze ka deklaruar se Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i atij “non-paper” dhe se dy shtetet mbështesin ndërmjetsimin e dialogut nga Bashkimi Evropian.

“Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i të ashtuquajturin non-paper franko-gjerman të botuar sot në Koha Ditore. Ne mbështesim plotësisht ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dhe mirëpresim përpjekjet e bëra në këtë drejtim nga Përfaqësuesi Special i ngarkuar për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak”, thuhet në reagim.

Ndërkaq, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë “Non-paper” i publikuar nga “Koha Ditore” është “fake news”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Rohde ka thënë se mund të ketë dokument, por se nuk është francezo-gjerman, derisa ka shtuar se e përkrahin dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajcak.

“E ashtuquajtura “non paper” francezo-gjermane e publikuar nga Koha Ditore është lajm i rremë. Mund të ketë dokument, por sigurisht që nuk është francezo-gjerman. Ne e përkrahim plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajcak, sic e theksoi përsëri ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Maas, të enjten e kaluar në Prishtinë”, ka shkruar Rohde në Twitter.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë thotë ShBA mbi ndryshimin e kufijve?

“Kërcënim i panevojshëm për stabilitetin”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!