Jan Peter Hauge është futbollisti që ka rritur më së shumti vlerën e tij të kartonit në Serie A. Futbollisti norvegjez i Milanit kushton 10 milionë euro, por duke nisur që nga fillimi i sezonit, ai është rritur me 900% në treg. Një sezon fantastik për mbrojtësin 21 vjeçar, që u duk anonim kur Serie A e këtij sezoni, por që bindi Piolin me paraqitjet e tija.
Në vendin e dytë ndodhet spanjolli Gonzalo Villar i Romës me 400% rritje, teksa tani vlen 15 milionë euro. Në vend të tretë po një lojtar i Romës, mbrojtës holandez Rick Karsdorp me 233% rritje të vlerës dhe vlen 10 milionë euro.
Në vendin e katërt Davide Calabria i Milanit me 150% rritje, me mbrojtësin kuqezi italian që tashmë vlen 25 milionë euro. Sërish një romanist më poshtë, në vendin e pestë Roger Ibanez, që ashtu si Calabria rriti vlerën e tij me 150%. Mbrojtësi brazilian tani vlen 20 milionë euro.
Në top 10 gjenden tre lojtarë të Milanit dhe tre të Romës, çka tregon besimin që u kanë dhënë këtë sezon trajnerët Pioli dhe Fonseca. Shumica luajnë në mbrojtje. Në 10 lojtarët që rritën vlerat që nga fillimi i sezonit nuk ndodhet asnjë sulmues, më saktë janë 8 mbrojtës dhe 2 mesfushorë.
Gjithsesi, asnjë prej tyre nuk vlen më shumë se 25 milionë. Duke bërë një krahasim, Marash Kumbulla u ble për 25 milionë euro dhe tani kushton 27 milionë, pra 2 milionë më shumë se Calabria.
RENDITJA
10) GLEISON BREMER (Torino): 100% rritje në vlerën e tregut (vlera aktuale 10 milionë euro)
9) FILIP DJURICIC (Sassuolo): 122% rritje në vlerën e tregut (vlera aktuale 10 milionë euro)
8) FEDERICO DIMARCO (Verona): 122% rritje në vlerën e tregut (vlera aktuale 10 milionë euro)
7) ALEXIS SAELEMAEKERS (Milano): 125% rritje në vlerën e tregut (vlera aktuale 18 milionë euro)
6) SEBASTIAN WALUKIEWICZ (Cagliari): 150% rritje në vlerën e tregut (vlera aktuale 10 milionë euro)
5) ROGER IBAÑEZ (Romë): 150% rritje në vlerën e tregut (vlera aktuale 20 milionë euro)
4) DAVIDE CALABRIA (Milano): 150% rritje në vlerën e tregut (vlera aktuale 25 milionë euro)
3) RICK KARSDORP (Romë): 233% rritje në vlerën e tregut (vlera aktuale 10 milionë euro)
2) GONZALO VILLAR (Romë): 400% rritje në vlerën e tregut (vlera aktuale 15 milionë euro)
1) JAN PETTER HAUGE (Milano): 900% rritje në vlerën e tregut (vlera aktuale 10 milionë euro)