MENU
klinika

La Liga, Java 29

Gol në frymën e fundit, Barça -1 pikë nga kreu

05.04.2021 - 21:59

Barcelona ka vuajtur shumë për të siguruar tri pikët e radhës. Në shtëpi përballë Valladolid për pak rrezikoi të dilte me një 1 pikë, por në fund ka fituar 1-0, me një gol të shënuar në limit.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse rastet ishin të shumta, me Messin dhe të tjerë që nuk arritën të gjenin dot rrugën e rrjetës. Në të dytën po i njëjti seknar, por goli nuk po vinte.

Për të ardhur në minutën e 79-të kur Plano ndëshkohet me karton të kuq për miqtë. Gjithsesi, Barcelona sërish nuk arriti të cante mbrojtjen e Valladolid. Në minutën e 90-të erdhi clirimi, kur Dembele gjen rrugën e rrjetës.

Tri pikë me shumë vlerë dhe tani katalanasit do të përballen me Real Madrid në transfertë më 9 prill, nga ku mund të luhen fatet e sezonit. Një sukses në Bernabeu do të ishte mrekulli, por nga ana tjetër, humbja hedh gjithcka në erë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN