MENU
klinika

Trajneri i Manchester City

Guardiola sulmon UEFA-n dhe FIFA-n

05.04.2021 - 15:22

Prej më shumë se një viti pandemia ka goditur futbollin dhe kalendarin e tij, duke e nxjerrë nga e zakonshmja në një sezon të jashtëzakonshëm për sa i përket kalendarit…

Skuadrat janë në fushë çdo tri ditë pa ndalim dhe kjo i jep një ngarkesë të lartë fizike lojtarëve, që nuk e kanë luksin të pushojnë. Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola është i shqetësuar për këtë. Ai kritikon ashpër UEFA-n dhe FIFA-n dhe akuzon dy qeveritë e futbollit se po dëmtojnë lojtarët.

“UEFA dhe FIFA po i dëmtojnë shumë lojtarët. Kjo është shumë e tepërt. Nuk kemi pasur asnjë pushim në fundjavë që në llim të sezonit, as edhe një. Nuk ka asnjë lojtar që mund të përballojë gjithë këto, jo vetëm zikisht, por as mendërisht. Është e pamundur.

Lojtarët janë qenie njerëzore, nuk janë makina. Sigurisht ata duan të luajnë në çdo ndeshje sepse kanë ego, por kjo është e pamundur. Pa bërë rotacion është e pamundur luftosh për të gjithë trofetë. Nëse nuk e bënim, s’do ishim këtu ku jemi.

Kur unë bëj rotacion dhe ne fitojmë, njerëzit më thonë se jam gjeni dhe më urojnë, ndërsa kur humb më thonë përse bëra rotacion”, u shpreh Guardiola, që kërkon nga UEFA dhe FIFA të gjejnë zgjidhje për këtë, pasi është e pamundur të vijohet me këtë ritëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN