MENU
klinika

Për një arsye të fortë...

Harry dhe Meghan mund të mos e quajnë vajzën Diana

24.04.2021 - 09:24

Ndërsa shtatzënia e Meghan Markle përparon, vëzhguesit mbretërorë janë plot me spekulime rreth emrit të vajzës së tyre.

Sipas shumicës së kompanive të basteve në Mbretërinë e Bashkuar, Diana është emri aktual i preferuar i foshnjës, me 5-1 shanse në platformën Coral, 4-1 në Betfair dhe Paddy Power, dhe 3-1 në Betway dhe William Hill.

“Emri Diana është i preferuari në tregun tonë tani, që kur Harry dhe Meghan konfirmuan se mund të kishin një vajzë”, tha zëdhënësi i Coral.

Por së fundmi, në burim i afërt me çiftin foli për Page Six, duke thënë se ka një arsye të fortë pse nuk mund t’ja vendosin emrin Diana:

“Ka shumë pak shanse që vajza e tyre të quhet Diana. Nëse do ta bënin këtë, shqetësimi më i madh është se media do ta targetojë dhe do të merret me të gjithë kohës. Ai emër do të rriste interesin e publikut për vogëlushen. Pavarësisht asaj që mendojnë të tjerët, Harry dhe Meghan e vlerësojnë shumë privatësinë dhe duan t’i mbajnë fëmijët sa më larg presionit të medias me të cilin ata janë përballur deri tani.”

Megjithëse është e paqartë kur saktësisht do të dimë se çfarë emri do të zgjedhin për vajzën e tyre, Dukesha thuhet se planifikon të marrë lejen e lindjes në maj, kështu që lindja mund të ishte më shpejt sesa mendohej më parë. Dhe natyrshëm, ka bast edhe për datën e caktuar.