MENU
klinika

Serie A, Java 30

Ibra me të kuq, Milan ia del ndaj Parmës

10.04.2021 - 19:00

Milan rikthehet te suksesi në Serie A. Me vuajtje, por kuqezinjtë fitojnë 1-3 në fushën e Parmës, pavarësisht se 30 minutat e fundit luajtën me 10 lojtarë.

Nëntë minuta i kanë mjaftuar Milan-it për të gjetur golin e avantazhit ndaj Parma-s. Autori i golit ka qenë Rebic, i cili ka shkundur rrjetën me një predhë të vërtetë me të djathtën. Asist ka ardhur nga Zlatan Ibrahimovic.

Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Milan. Ishte Kessie që realizon golin e dytë në 44’. Mjaft produktiv afrikani këtë sezon. Ishte thoe Hernadez që dha asistin për të dyfishuar rezultatin.

Lajmi i keq për kuqezinjtë ka ardhur në minutën e 60-të të pjesës së dytë, kur Zlatan Ibrahimovic është dnëshkuar me një karton të kuq direkt. Një vendim që i ka befasuar të gjithë. Shpjegimi i vetëm mund të jetë një fjalë e tepërt e thënë nga suedezi.

Vendasit kanë përfituar menjëherë nga superioriteti numerik dhe kanë ngushtuar diferencat me Gagliolo. Në fund, teksa pritej barazimi i vendasve, Leao shënon golin e tretë dhe Milan fiton 1-3.