MENU
klinika

Serie A, Java 33

Inter rikthehet dhe prek titullin, ngec Juve

25.04.2021 - 15:59

Pas dy barazimeve radhazi në transfertë, Inter është rikthyer te fitorja në shtëpi, duke mposhtur 1-0 Verona-n. Një sukses që afron zikaltrit me titullin, kur mbeten edhe 5 javë nga fundi.

Për të besuarit e Contes mendoi sërish Darmian. Ashtu si në fitoren e fundit ndaj Cagliarit në “San Siro”, edhe kësaj here ishte i njëjti futbollist që realizon. Si për ironi të fatit, në të njëjtën minutë, 77’. Tashmë Inter marshon i qetë.

Ndërsa Juventus është ndalur në barazim 1-1 në Firenze ndaj Fiorentina-s. Vlahovic shënoi për vjollcët në pjesën e parë, ndërsa Morata barazoi për bardhezinjtë në mesin e pjesës së dytë.

Tjetër zhgënjim për Ronaldon, që nuk arrin të shënojë. Ai u shfaq sërish nervoz. Një barazim që rrezikon pjesëmarrjen në Champions për Juventus sezonin e ardhshëm.