MENU
klinika

Humbja në zgjedhje

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës: Tërhiqesh…

28.04.2021 - 10:32

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani i shtohet zërave brenda Partisë Demokratike që kërkojnë dorëheqjen e Luzim Bashës pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ristani thotë se “Lulzim Basha qe na udhehoqi dy here ne humbje te pushtetit qendror dhe atij lokal, nuk ka asnje shans qe heren e trete, te na udheheqe ne fitore”.

Sipas Ristanit, “kur humb zgjedhjet ne menyre te perseritur, terhiqesh me dinjitet dhe ndihmon partine te rimekembet”.

Ristani gjithashtu flet për gabimet që çuan në humbje, që sipas tij janë të njohura.

“Humbja erdhi sepse ai beri gabime tashme te njohura dhe te perseritura, ne menyren se si drejtoi opoziten dhe per me teper, nuk i bindi shqiptaret, se ai do te ishte per ta kryeministri i duhur”.

Postimi i plotë i Arben Ristani

PD humbi ne keto zgjedhje.

Demokratet jane krenare se kane duruar me dinjitet nje opozite te veshtire 8 vjecare.

Kane zhvilluar me vitalitet nje beteje te forte opozitare.

Garuan dhe menaxhuan nje proces zgjedhor nga i cili, pavarsisht se nuk fituan, treguan se PD eshte parti e madhe, e dashur dhe e mbeshtetur fuqishem nga shqiptaret.

Kjo humbje do te thote edhe 4 vjet te tjera opozite.

Manipulimet zgjedhore te kundershtarit do kene me siguri pasoja ligjore, por beteja kunder tyre nuk e ndryshon faktin se tashme, ka filluar nje 4 vjecar tjeter opozite.
Eshte momenti dhe kemi nevoje per reflektim.

Lulzim Basha qe na udhehoqi dy here ne humbje te pushtetit qendror dhe atij lokal, nuk ka asnje shans qe heren e trete, te na udheheqe ne fitore.

Humbja erdhi sepse ai beri gabime tashme te njohura dhe te perseritura, ne menyren se si drejtoi opoziten dhe per me teper, nuk i bindi shqiptaret, se ai do te ishte per ta kryeministri i duhur.

Politika eshte moral.

Mbi te gjitha te ky moral eshte bazuar edhe tradita e PD.

Kur humb zgjedhjet ne menyre te perseritur, terhiqesh me dinjitet dhe ndihmon partine te rimekembet.

Keshtu mendoj se duhet te ishte nje sjellje me moral ne nje parti demokratike dinjitoze.

Ndryshe vazhdon e mban dyqan per perfitime personale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfundon numërimi/ Surpriza e këtyre zgjedhjeve

PS forca e parë me numrin më të madh të votave! PD e dyta