MENU
klinika

Shkëlqejnë shqiptarët

Ismajli gjen golin e parë në Serie A, Rashica ndëshkon Dortmund

18.04.2021 - 14:53

Ardjan Ismajli shënon golin e parë në Serie A. Mbrojtësi i Kombëtares realizoi në minutën e 34-t për Spezian, duke ngushtuar shifrat në 2-1 përballë Bologna-s. Po me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Ismajli e nisi titullar dhe clirohet më në fund. Gjithsesi, mbrojtësi kosovar e ka gjetur golin në elitën e futbollit italian. Hysajt iu deshën gati 5 vjet për të shënuar me Napolin.

Gol shënoi edhe Milot Rashica për Werder Bremen. Mesfushori i përfaqësueses kosovare realizoi në minutën e 14-të, në ndeshjen që po luan në transfertë ndaj Borussia Dortmund.