MENU
klinika

I “trembet” kryeministrit të Kosovës

Ivica Daçiç: Menduam se ‘e keqja jonë’ ishte Ramushi, por…

08.04.2021 - 10:27

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka folur për çështjen e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, për të cilën tha se nuk varet nga Albin Kurti apo Vjosa Osmani.

“Dialogu sigurisht që nuk varet nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Nëse do të ishte pyetur Prishtina ose Beogradi, besoj se as nuk do të kishte filluar”, u shpreh Daçiç.

Ai tha se në Beograd ishte diskutuar se kush është ‘më i mirë për Serbinë’, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj apo kryeministri aktual, Albin Kurti, ku sipas deklaratës së tij “Haradinaj është lule në krahasim me Kurtin dhe Osmanin.

“Ne thamë se Haradinaj ishte më e keqja, por tani, Haradinaj ishte lule në krahasim me Kurtin dhe Osmanin”, tha Ivica Daçiç.