MENU
klinika

Rama publikon shifrat

Ja sa vaksinime janë kryer në Shqipëri deri më tani

09.04.2021 - 20:59

Shqipëria ka arritur në kotën e mbi 250 mijë vaksinimeve që prej nisjes së fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, me anë të një fotoje të publikuar në “Facebook”.

Me këtë shifër, Shqipëria është në gjysmë të rrugës së objektivit të vendosur për muajin maj, ku është deklaruar nga kryeministri Rama dhe ministrja Ogerta Manastriliu që do të arrihet në kuotën e 500 mijë vaksinimeve.

Kujtojmë se fushata ka nisur fillimisht me mjekët dhe të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve, për të vazhduar më pas me mësuesit, të moshuarit mbi 85-vjeç, ata mbi 70, e kjo fashë moshe pritet të ulet në ditën në vijim për të sëmurët kronikë dhe personat mbi 60-vjeç.

 

 

Gjithashtu pjesë e fushatës së vaksinimit janë bërë edhe gazetarët, punonjësit e policisë dhe ushtrisë.

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!