MENU
klinika

Zgjedhjet e 25 prillit

Ja si do të jenë fletët e votimit për 12 qarqet…

05.04.2021 - 19:55

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor një ditë më parë që vendosi të pranonte kërkesën e Partisë Socialiste që qytetarët shqiptarë të votojnë me numra në zgjedhjet e 25 prillit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletët e votimit.

Tanimë, krahas partive politike, votuesit do të mund të vendosin kryq ose plus tek një nga numrat e kandidatëve për deputetë.

Këto janë variantet përfundimtare të miratuara sot nga KQZ-ja. Ata ndryshojnë nga njëri qark në tjetrin në bazë të numrit të kandidatëve, ndërsa formati i fletës mbetet i njëjtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rezultati duhet të pranohet ashtu siç do të dalë pas 25 prillit"

Celibashi-politikanëve: Mos kini iluzione se mund të bëni çdo gjë për rezultatin