MENU
klinika

NBA

Jazz bien pas 9 fitoreve, Nets marrin kreun në Lindje

06.04.2021 - 10:39

Pas nëntë fitoreve radhazi, thyhet skuadra e Utah Jazz. Kryesuesit e Konferencës së Perëndimit u mundën 111-103 nga Dallas Maverick. Luka Doncic me 31 pikë dhe Smith me 23 ishin liderë në fushë për Dallas, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Conley për miqtë.

Fitorja e pestë radhazi për Mavericks, që renditen në vendin e shtatë. Nuk ndikon për Jazz kjo humbje, që vijojnë të mbajnë vendin e parë.

Në vendin e dytë në Perëndim ndodhet Phoenix Suns, që mundi 133-130 Houston Rockets, në një ndeshje spektakolare, duke korrur suksesin e gjashtë radhazi. Booker realizoi 36 pikë, Ayton 27 pikë e 11 rebound, duke qenë më të mirët në parket.

Në Konferencën e Lindjes, Brooklyn Nets rikthehet menjëherë te suksesi pas fitores 114-112 ndaj New York Knicks, një ndeshje e hapur deri në sekondën e fundit. Ai që bëri diferencën ishte Kyrie Irving me 40 pikë, mbështetur nga Green me 23 pikë.

Kjo fitore rikthen Nets në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes. Po me rezultat të ngushtë dhe në sekondat e fundit fitoi në shtëpi edhe Toronto Raptors që mposhti 103-101 Washington Wizards.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN