MENU
klinika

NBA

Jazz e Suns nuk ndalen, Bucks largon minikrizën

03.04.2021 - 11:12

Janë luajtur 10 ndeshje në të dyja konferencat në NBA. Në Perëndim, skuadrat e kreut kanë fituar  bindshëm. Kryesuesja Utah Jazz mposhti në shtëpi Chicago Bulls 113-106. U dallua Mitchell me 26 pikë. Jazz po shkojnë drejt shpalljes kampion në këtë konferencë.

Fiton edhe skuadra e vendit të dytë, Phoenix Suns, që në sfidën e shtëpisë, shkatëroi 140-103 Oklahoma City Thunder. Maledon për miqtë ishte shënuesi më i mirë me 33 pikë, por që nuk mjaftuan.

Los Angles Lakers rikthehet shpejt te suksesi këtë herë, teksa ia dalin në transfertë ndaj Sacramento King 115-94. Diferencën në parket e bëri Kuzma me 30 pikë, duke bërë që mos ndihet mungesa e LeBron James dhe Anthony Davis. Lakers mbeten në vend të katërt, por shumë afër Clippers.

Në Lindje bie në sy fitorja e Milwaukee Bucks, që mposhti në transfertë Portland Trail Blazers 127-109. Fantastik Antetekounmpo me 47 pikë, 12 rebound e 2 asist. Pas 3 humbjeve radhazi, vijnë dy fitore radhazi për Bucks, që largojnë minikrizën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN