MENU
klinika

Në prag të derbit

Juve me dorë të hekurt, përjashton 3 lojtarë

02.04.2021 - 15:17

Juventus nuk po gjen qetësi, pak nga rezultatet, pak nga infektimet dhe tani edhe nga përjashtimet. Bonucci dhe Demiral janë të infektuar me koronavirus, ndërsa janë përjashtuar deri në një moment të dytë Arthur, McKenney dhe Dybala, që kanë qenë në një festë private.

“Flas tani për atë që ndodhi mbrëmjen e shkuar, të paktën të mendojmë pastaj për ndeshjen! Të tre lojtarët e përfshirë nuk do të grumbullohen për ndeshjen ndaj Torinos dhe do të kthehen të stërviten me kalimin e kohës. Të shohim se kur. Nuk dua të merrem më me këtë diskutim.

Nuk kishte asnjë përballje, ballafaqim me futbollistët pas humbjes ndaj Beneventos. Madje, shumica mbërritën vetëm dje. Unë e mora vendimin, për sa i përket pjesës teknike, dhe klubi bëri pjesën tjetër duke marrë pjesën e tij të vendimeve” – shpjegoi Pirlo.

“Kjo nuk është koha për atë që po ndodh në botë, jo vetëm tek ekipi. Nuk ishte koha e duhur për ta bërë atë në respekt të gjithkujt që respekton rregullat. Dhe nuk ishte koha dy ditë para ndeshjes. Doja të jepja një sinjal: ne jemi shembuj dhe është e drejtë që ne të veprojmë si shembuj.

Biseduam me të gjithë individualisht. Ne e dimë rëndësinë e ndeshjes dhe ne e dimë se çfarë ndodhi në javët e mëparshme. Ne do të flasim para ndeshjes dhe do të përballemi me Torinon sa më mirë.

Ngritja e zërit jashtë fushës nuk është e drejtë, brenda kufijve dhe brenda rregullave ata mund të bëjnë atë që duan…Duhet ngritur zëri në fushë, jashtë ata janë të mëdhenj dhe të vaksinuar dhe është e drejtë që ata të bëjnë atë që duan duke respektuar rregullat” – u shpreh Pirlo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN