MENU
klinika

Serie A, Java 29

Juventus ngec në derbi, tani rrezikon edhe Champions

03.04.2021 - 19:00

Juventus ka bërë një tjetër hap fals në luftën për titull, madje tashmë rrezikon edhe pozicionin në Champions, teksa në ndeshjen e fundit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 me Torinon.

Vetëm 13 minuta i kanë mjaftuar Juventus-it për të zhbllokuar derbin e kampionatit. Autori i goli ka qenë Chiesa, i cili ka çarë mbrojtjen me pas një kombinimi me Morata-n dhe ka mposhtur portierin Sirigu me lehtësi. Tetë gola në këtë sezon të Serisë A për Chiesa-n.

Kundërpërgjigja e Demave ka ardhur në minutën e 27-të me Sanabria-n, duke barazuar rezultatin. Juve përgjigjet shumë në fundin e pjesës së parë të shënojë, por mbyllet 1-1.

Torino ka gjetur edhe golin e dytë sapo nisi pjesa e dytë. Demat kanë shënuar 13 sekonda pas rifillimit të lojës. Sanabria, përsëri ai, ka përfituar nga një gabim i Kulusevski-t dhe ka ndëshkuar bardhezinjtë.

Gjithsesi, është Ronaldo që shënon në minutën e 81-të dhe rihap sfidën në minutat e fundit. Cristianos i anulohet edhe një gol më pas. Nuk shënohet më, derbi përfundon 2-2, Juventus lë dy pikë dhe tashmë titulli kthehet gati në një mission të pamundur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN