“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Pershendetje.. shqetesimi im fillon para 5 vjetve nga ankthi kisha shqetësime marrje fryme djersitje mendime pa lidhje jam kuruar nje pjese kohe nga psikiatri ne fund ai vendosi te Pi zoloft Kam 4 vjet qe Pi zoloft me dozen 15o mg mirepo 2 vitet fundit e ula me 100 mg dhe vjet e ula me 50 keshtu vendosa me heq si medikamentet me urdher te mjekut .. mirepo ne nentor me filluan siptomat perseri Ato ankth drillje mendime pa lidhje lodhje mungese oreksi dhe u konsultova me nje psiater me tha te vazhdoj zoloftiin perseri 50 mg 50 mg te shoqeruar me sedoxil gjysem mengjes gjysem darke. Ju lutem, ka ndonje diagnoze kjo sepse Akoma se di se nga cka Po vuaj ju lutem nje pergjigj
Mjeku: Simptomat e juaja janë të formës së depresionit. Depresioni është madhor dhe minor. Është më i shprehur tek femrat 2 herë më shumë se sa të meshkujt. Arsyeja nuk dihet por mendohet që ndikojnë ndryshimet hormonale. Depresioni mund të shkaktohet nga nje disbalanc kimik në tru, pastaj nga disa shkaqe:
nga gjenet tuaja,
nga një problem shëndetësor,
ngjarje në jetën tuaj,
nga ilaqet,
droga,
alkooli etj.
Depresioni trajtohet me ilaqe dhe këshillime. Barnat që i keni përdorur janë antidepressant. Duhet ti ndiqni këshillat dhe ti përdorni barnat sipas rekomandimit që ju ka përshkruar Psikiatri.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.