Vetëm një ditë pas ankesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim, për vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve në lidhje me karantinën dy javore të emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, Apeli Administrativ, ka rrëzuar kërkesën.
Drejtues i trupës gjykuese që ka shqyrtuar këtë ankim të LSI, ka qenë Ardian Dvorani.
Më 20 prill Lëvizja Socialiste në Integrim dorëzoi në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy-javore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Në kërkesën drejtuar gjykatës, LSI thekson se ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën.
Kujtojmë se Gjykata Administrative shpalli mos-kompetencën për ankimimin e LSI, duke ia kaluar kështu Apelit, e cila vendosi rrëzimin e kërkesës.