MENU
klinika

"Prodhimi më i keq" i vitit 2021

Këta filma, më mirë shmangini në Netflix!

09.04.2021 - 14:47

Nëse je një nga ata që kalojnë më shumë kohë sesa duke parë filma në Netflix, nuk do lodhesh më. Më poshtë mund të njihesh me klasifikimin nga prodhimi “më i keq” në prodhimin “më të mirë” të 2021-shit.

Outside the Wire

Një film për ata që janë të fiksuar pas shkencës dhe teknologjisë dhe mbi të gjitha me filmat aksion.

Malcolm & Marie

Një regjisor dhe e dashura e tij kthehen nga xhirimet e një filmi dhe mbrëmja merr një tjetër kthesë duke testuar dashurinë e tyre krejt papritur.

To All The Boys: Always and Forever

Teksa Lara Jean Covey përgatitet për përfundimin e shkollës së mesme dhe hyrjen në moshën e rritur, një palë pushime do i ndryshojnë jetën dhe do e bëjnë të rimagjinojë se si do të duket jeta me familjen, miqtë dhe Peter pas diplomimit.

Pieces of a Woman

Është një histori thellësisht personale dhe e jashtëzakonshme e një gruaje (Vanessa Kirby – Fituesja e Aktores më të Mirë,në Festivalin e Filmit në Venecia) që mëson të bashkëjetojë me humbjen e saj.

Finding Ohana

Një verë në fshatin O‘ahu merr një kthesë emocionuese për dy vëllezërit e motrat e rritur në Brooklyn kur një ditar që tregon për një thesar të humbur prej kohësh i vendos ata në një aventurë të pazakontë me miq të rinj.

The Dig

Ndërsa afrohet Lufta e Dytë Botërore, një e ve e pasur (Carey Mulligan) punëson një arkeolog amator (Ralph Fiennes) për të gërmuar aty ku ka groposur pasurinë e saj. Ata do bëjnë një zbulim historik.

The White Tiger

Shoferi ambicioz (Adarsh Gourav) i një çifti të pasur indian (Priyanka Chopra Jonas dhe Rajkummar Rao) përdor zgjuarsinë dhe dinakërinë e tij për të shpëtuar nga varfëria dhe për t’u bërë sipërmarrës.