MENU
klinika

Historia e Tashës

Kisha kaluar atak në zemër, pa ditur asgje…

25.04.2021 - 11:11

Doktori më pyeti: ‘A e dini se keni pasur sulm në zemër?’ Kisha kaluar cdo gje pa simptoma të dukshme.

Në një kontroll vjetor, mjeku i Tashës pa analizat e elektrokardiogramës dhe pyeti nëse kishte pasur një sulm në zemër.

Duke menduar se ishte një shaka, ajo u përgjigj: “vetëm nëse nuk e mbaj mend”.

“Jo”, tha mjeku. “Kjo tregon që ju keni pasur një sulm në zemër”.

Në atë kohë 36 vjeçarja, nuk mbante mend të kishte vuajtur ndonjë nga simptomat kryesore e një sulmi në zemër – dhimbje gjoksi; gulçim; ndjesi të dobët, marramendje ose të fikët; dhe dhimbje ose shqetësim në nofull, qafë ose shpinë. Sa i përket përpjekjes për të kuptuar se kur mund të ketë ndodhur, testet nuk ofruan të dhëna.

Përfundimi: Tasha  i mbijetoi një sulmi në zemër “të heshtur”, ose një sulmi në zemër që nuk ka simptoma, simptoma minimale ose simptoma të panjohura. Ndodh që rrjedha e gjakut në një pjesë të zemrës bllokohet përkohësisht dhe mund të shkaktojë dhëmbëza dhe dëmtime të muskujve të zemrës.

Në kontrollin e saj një vit më parë, Tasha u diagnostikua me parahipertension.

“Vendosa të bëj gjithçka që duhej për t’u siguruar që nuk do te merrja ilaçe për gjithë jetën time,” tha ajo. “Nuk doja të bëhesha një person i varur nga ilacet “.

Tasha nuk ishte mbipeshë, por rivlerësoi dietën e saj në kërkim të opsioneve më të shëndetshme. Ajo kontrollonte ushqimet që hante, pinte më shumë ujë dhe rriti stërvitjen. Ajo gjithashtu merrte ilaçe ditore për presionin e gjakut dhe gjurmonte vlerat e presionit cdo ditë.

Gjashtë muaj më vonë, ishte përmirësuar aq shumë sa që mjeku tha se mund të ndalonte marrjen e ilaçeve. Gjashtë muaj pas kësaj erdhi dhe sqarimi i sulmit të saj në zemër.

Testimet e mëtejshme treguan se muskujt e zemrës ishin në gjendje të mirë. Tani, shtatë vjet më vonë, gjithçka është në rregull.

Një faktor tjetër i mundshëm në rastin e Tashës është se burri i saj i cili ishte punonte në anije dhe shumë herë larg shtëpisë. Zhvendosjet e tij shpesh e linin të vetme për t’u kujdesur për tre vajzat dhe djalin e tyre, përveç shqetësimit për sigurinë e tij.

“Ne po bënim atë që bën çdo familje në këto kushte, por ishte shumë stres,” tha burri i saj.

Tasha  tani kujdeset më nga afër trupin e saj. Kurdoherë që ajo ndonjë gjë të çuditshme ose mendon për ndonjë pyetje, ajo i regjistron ato në telefon në mënyrë që të jenë të dobishëm për kontrollin e saj të ardhshëm – ose edhe më shpejt, nëse është e nevojshme.

“Kur jeni duke vazhduar jetën tuaj të përditshme duke rritur fëmijë dhe duke punuar, mund të keni ato simptoma, por nuk do ta barazoni me një sulm në zemër”, tha ajo. “Unë patjetër që tani kontaktoj mjekun nëse ndihem keq apo cuditshëm.”

Ajo gjithashtu inkurajon gratë që ta bëjnë veten një përparësi, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin.

“Nuk është egoizëm,” tha ajo. “Duhet të jesh atje për veten tënde, vetëm kështu mund të jesh atje për të tjerët”.