Një nga balerinat më të famshme në Shqipëri, Klaudia Pepa e ka vijuar karrierën e saj prej vitesh në Itali.
Së fundmi nuk do e shohim në fushën e kërcimit, por në aktrim.
Vetë Klaudia ka bërë me dije se, prej 21 prillit do të mundemi ta shohim teksa aktron në “Reverse”, një thriller ligjor.
Filmi është regji nga Mauro John Capece dhe me aktorët: Corina Coroneo, Adrien Liss, Lago Garcia, simonetta Ingrosso, Lorenzo Tarocchi dhe Gabriele Silvestrini.
Në “Reverse”, tregohet për një vrasës serial famëkeq të ‘Influencers’, një psikopat që i kryen krimet e tij duke përdorur gjithmonë një thikë blu.
Ai mban emrin “vrasësi i thikës blu” dhe konsiderohet i paaftë për të kuptuar apo dëshiruar.
Nëse mendonit se Klaudia do jetë një nga viktimat) e keni gabim. Ajo luan Francescën, një ‘hacker’ e cila punon për policinë.
Ndihma e saj dhe aftësitë kompjuterike luajnë rol kyç për të ndihmuar policen (Giulia Montelli) që merret me kapjen e vrasësit.
Klaudian e kemi parë gjithashtu së fundmi edhe si protagoniste në klipin e artistit italian, Fabrizio Moro. Kënga e Moro mban titullin “Voglio Stare Con Te” dhe në të Klaudia shfaqet si personazh kryesor.