MENU
klinika

Suksesi kuqezi

Kombëtarja, 6 ndeshje në transfertë pa pësuar

01.04.2021 - 20:39

Kombëtarja Shqiptare arriti të marrë një fitore të rëndësishme 2-0 përballë San Marinos, duke u ngjitur në vendin e 3-të në Grupin I dhe duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në Botërorin “Katar 2022”.

Në 6 ndeshje si mysafire, Kombëtarja kuqezi është e pamposhtur dhe nuk ka pësuar asnjë gol dhe ka 6 ndeshje zyrtare që nuk humbet teksa ja kanë dalë të marrin 5 fitore nga 6 ndeshje të luajtura, ku e vetmja humbje është disfata ndaj Anglisë.

Në një situatë të tillë mund të themi se loja që prodhojnë lojtarët kuqezi mund të jetë e vakët, por rezultatet tregojnë të kundërt, ku në bazë të statistikave, kuqezinjtë mund të quhen një ekip cinik, i cili edhe pse nuk prodhon lojë, është i aftë të marrë rezultate pozitive.

Por gjithsesi, duhet thënë se në momentin që përballë vjen një ekip i fortë si Anglia, Shqipëria nuk shënon dot. Koha do të tregojë, në fillim të qershorit, Kombëtarja do të luajë dy ndeshje miqësore në transfertë, ndaj Uellsit dhe Cekisë, të shohim nëse do të ruhet porta e paprekur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN