Një risi mund të konsiderohet ajo që po ndodh në Njësinë numër 10 në kryeqytet, në këto zgjedhje parlamentare.
Për herë të parë në vend, është implementuar votimi elektronik, pikërisht në këtë njësi.
Gazetarja ishte duke raportuar nga shkolla “Kristoforidhi”, ku dhe mori në intervistë disa nga komisionerët. Njëri prej tyre, tha se aktualisht procesi është i qetë dhe kur të moshuarit kanë problematika, ndihmohen nga familjarët.
“Ne bëjmë raportimin çdo një orë në KQZ. Nuk është se shikohen votat apo kush ka votuar online, ajo shihet kur përfundon procesi. Ka pasur radhë, deri më tani janë rreth 240 votues në këtë qendër, deri më tani e kënaqshme është si shifër.
KQZ ka pasur një procedurë standarde, personat që kanë votuar janë ndihmuar nga familjarët. Kush është në radhë do të votojnë të gjithë”, u shpreh komisioneri.