MENU
klinika

Albin Kurti me tone të ashpra nga PE

“Kosova nuk është çështje, është palë në dialog! Serbia…”

30.04.2021 - 12:52

Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës ka mbajtur një fjalim në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian para eurodeputetëve ku ka folur për parimet që duhet ndjekur në dialogun me Serbinë.

Kurti shprehu tre parime në lidhje me dialogin që ishin: pranimi i realitetit dhe i pavarësisë së Kosovës, pranimi i krimit dhe gjenocidit që Serbia ka kryer dhe barazia e përfaqësuesve.

Sipas Kurtit gjëja e parë që duhet të diskutohet në dialogun me Serbinë është fati të pagjeturve

“Detyrimi im që të mbroj pavarësinë e Kosovës, ne jemi për dialog por për një dialog të mirë përgatitur dhe me parime. Së pari është pranimi i realitetit, pavarësia e Kosovës në bazë të Pakos së Ahtisaarit ka qenë kompromis, hapja e kësaj pakoje do të thoshte hapje e listës së dëshirave e shtytjeve që do të çonin në pasoja të padëshirueshme. Parimi i dytë është që Serbia duhet të pranojë të vërtetën dhe krimet dhe gjenocidin që ka kryer për të cilin NATO është dashur ta bombardojë regjimin e Beogradit, edhe pas luftës në Kosovë, qeveria e re në Serbi nuk është distancuar nga Milloshevici. Parimi i tretë është barazia e përfaqësuesve, në çdo tryezë ulemi të barabartë, Kosova nuk është çështje por palë në dialog kjo duhet të kuptohet para çdo takimi. Çështja e parë që duhet të zgjidhim është fati i të pagjeturve, nëse nuk bëjmë përparim në këtë temë vështirë që mund të bëjmë përparim në fusha tjera”, u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN