MENU
klinika

Basketboll Meshkuj

Krisje në Ligën Unike, Teuta tërhiqet para startit

05.04.2021 - 17:17

Skuadra e Teutës në basketboll për meshkuj, ka vendosur të mos marrë pjesë në Ligën Unike në basketboll për meshkuj, event që nis nesër në Suharekë (Kosovë).

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, klubi durrsak ka sqaruar arsyet e këtij vendimi, duke kritikuar organizatorët e këtij eventi për zhvillimin e tij në mënyrë kaq të shpejtë dhe në një moment aspak të përshtatshëm.

Ky vendim vjen vetëm 24 orë para fillimit të eventit, ku më 6-7 prill luhen ndeshjet çereknale të Ligës Unike, me pjesëmarrjen e 4 ekipeve shqiptare e 4 kosovare.

teuta partizani basket

“Na çudit ky nxitim për zhvillimin e kësaj Lige në një kohë ku kampionati ka hyrë në një fazë kulminante dhe ekipet janë kusuar në objektivat e tyre, ku nuk bën pjesë Liga Unike.

Teuta e ka të pamundur të ekonomizojë potencialet e ekipit në favor të eventeve shqiptare të basketbollit, të cilat, përpos lëngatës pandemike, duhet të përballojnë edhe situata të tilla që nuk po e kuptojmë ku e kanë burimin”, thuhet në deklaratën e klubit durrsak.

“Një sjellje e tillë, me vendime arbitrare të pakontrolluara më parë me ekipet vënë në dyshim serioz zhvillimin e eventeve të basktbollit shqiptar. Me sa duket, gabimet e basketbollit shqiptar po eksportohen edhe në Kosovë, që bëri një njoftim urgjent për hedhjen e shortit.

Nisur nga këto arsyetime dhe situata e krijuar, Teuta nuk e konfirmon pjesëmarrjen e saj në Ligën Unike. Ne duam që drejtuesit e FSHB, FBK dhe Ligës Unike të jenë më seriozë në organizimin e eventeve të tilla”, – thuhet në deklaratë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN